Kryeministri Rama, i cili nuk përmbushi kushtin e Albin Kurtit për një takim kokë më kokë gjatë vizitës në Prishtin, u shpreh se “kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin, që kur vjen në shtëpi”.

“Në Kosovë kur të shkoj kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin, që kur vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe është ndaluar ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën”, tha Rama në konferencën me Dimitar Kovaçevski në Maqedoninë e Veriut, ku shkoi në kuadër të turit 2 ditor në Ballkan.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i vendosi kusht Ramës që për tu takuar ditën e sotme në Prishtinë, duhej të mbahej mbledhja e dy qeverive e anuluar nga ana e kreut të qeverisë shqiptare më 14 Qershor në Gjakovë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re