Protesta kundër sjelljes arrogante të Policisë së Shtetit dhe vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nuk do të ndalet. Në rrjetet sociale është duke u shpërndarë njoftimi për protestat e pasdites së sotme, që do të mbahen jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit.

Avokati Altin Goxhaj, ka publikuar disa çaste më parë thirrjen e radhës për protestë, sot në orën 18.00 tek Sheshi Skënderbej dhe në sheshet kryesore të çdo qyteti për të marshuar kundër dhunës policore. Ndryshe nga ditet e kaluara, ditën e sotme janë publikuar edhe kërkesat e qytetarëve.

Ato janë: Jo dhunës policore! 2. Lirimi i qytetarëve! 3. Sharkimi i Ardi Veliut! 4. Reformim të Policisë së Shtetit!

Vetë kreu i qeverisë Edi Rama, sapo mori faljen nga ana e familjes Rasha ka pasur një sjellje të vrazhdë me të rinjtë që protestojnë, duke i atakuar ata politikisht. Rama tha se ata duhet ta harrojnë shkarkimin e Ardi Veliut, dhe se askush nuk mund ta marrë peng Policinë e Shtetit.

Gjatë këtyre ditëve vijojnë të jenë të pranishme sjelljet e dhunshme të Policisë së Shtetit, ku nuk janë kursyer as të miturit, një pjesë e të cilëve janë mbajtur prej dy ditësh nëpër komisariate.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re