Kryeministri Edi Rama nga Brukseli komentoi edhe marrëveshjen me Italinë për emigrantët që pritet të strehohen në Shqipëri. Sipas kryeministrit Edi Rama kjo që po bën Shqipëria, nuk është një punë e pisët, por është një punë sifudese, pasi siç tha ai të mos e bësh këtë punë si duhet “mund të jetë katastrofike për BE”.

“Ajo që po bëjmë me Italinë si shtet jo anëtar është ajo që supozohet të bëjë shteti anëtar. Nëse e ashtuquajtura politika e rishpënrdarjes ka dështuar masivisht, kjo nuk e bën atë cka po bën Shqipëria diçka që është ndeshmë qëndrimin e BE në raporto me migracionin

Ne po sillemi si vend anëtar ri BE dhe po pranojmë që një vend anëtar i BE të ndajë me ne peshën e përgjegjësi për tu përballur me një cështje kaq të vështirë në kontekstin kur migracioni i paligjshëm është bërë ushqim i politikës së përditshme dhe debateve për zgjedhjet e radhës e më tej. Kjo nuk mund të jetë përgjigjja e përbashkët e BE për mënyrën si duhet trajtuar kjo situatë. E gjitha politika që prodhohet nga kjo çështje nuk po merret me thelbin, por merret me simptomat, ndaj shkaku bëhet më shqetësues. Ndaj situatat në të ardhmen e afërt mund të dalin jashtë kontrollit. Natyrisht Shqipëria nuk ka fuqi për të dhënë zgjidhjen, por jemi një kontribuues modest dhe jemi krah për krah një vendi si Italia.

Është një punë sifduese dhe të mos ta bësh këtë punë si duhet sot mund ti shkaktojë BE dëme që nuk jam i sigurt se mund të parashikohen sa katastrofike mund të jenë”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re