Pjesë nga debati:

Skënder Brataj: Informohuni dhe përditësohuni zonjë. Nuk mund të flisni ju si mjeke për vaksinimin pa argumentuar. Nuk është koronavirusi i pari. Ka pasur dhe vaksina të tjera. Nuk mund të thuash se nuk është pandemi kjo

Mimoza Boçari mjeke: A keni kod etike?

Skënder Brataj: Kujt i thoni kod etike?

Eni Vasili: Jemi në emision televiziv.

Mimoza Boçari: Këtu përdoren terma që nuk i dini. Nuk njoh ekspertë vaksinimi.

Skënder Brataj: Nuk njihni ekspert vaksinimi?

Mimoza Boçari: Ka një moderatore aty.

Eni Vasili: Nuk ju akuzoi askush zonjë për teori konspirative.

Mimoza Boçari: Nga ana politike ishte një super aksion. Nga ana shkencore është ende vaksinë eksperimentale.

Skënder Brataj: Jo nuk mund të thoni ashtu, sepse është e certifikuar.

Mimoza Boçari: Prodhuesit thonë se është vaksinë në kushte eksperimentale. Kjo vaksinë ka shfaqur shumë komplikacione. Ka vdekshmëri.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re