Rama flet për procesin e vaksinimit:

Ju e shihni se çfarë po ndodh me vaksninën në të gjithë botën, përveç SHBA që kanë bazën prodhuese të tyre, Kinës që ka bazën prodhuese, Rusisë që ka bazën prodhuese, të tjerët janë në hall. Kuptohet ka halle dhe halle në këtë mes, se tjetër është Gjermania, tjetër është Italia, dhe tjetër jemi ne, apo 130 vende të tjera që nuk kanë marrë ende asnjë dozë të parë të vaksinës.

Ne jemi në fazën e shteteve që kanë filluar vaksninimin, ne nuk jemi në kategorinë e Izraelit, që ka vrapuar më shumë nga të gjithë, pasi ka bërë kontratën me Pfizer dhe Modernën, CEO e të cilëve janë me orgjinë hebre. Izraeli ka parablerë vaksinën, para se ajo të aprovohej, dhe e ka paguar me trefishin e çmimit. Shtetet e tjera nuk e kanë pasur mundësinë që ta bënin këtë.

Unë ushtrova të gjithë talentin e lypsarit, shkova në Nju Jork dhe bëmë aventurën tonë me CEO er Pfizer, brenda Marsit e gjithë sasia që ishte parashikuar do të vijë, jemi në diskutime me të tjerë, për sasi vaksinash. Me Pfizer kemi çdo ditë kontakte për afrimin e afatit se kur do të mbërrijnë vaksinat.

Mediat janë të prirura që të gjejnë gjysmë të vërtetat dhe jo lajmet e mira, ne nuk kemi pasur asnjë fatalitet në shtëpitë e të moshuarve. Fillojmë të dielën vaksinimin e moshës mbi 80 vjeç e lart, e që ta mbyllim këtë, unë thashë që do e nisim me disa personalitete që i kanë dhënë shumë vendit, e të mos kujtohemi për ta vetëm kur ndahen nga jeta.

Nuk them hajde të marrim Bujar Nishanin dhe ta vaksinojmë, një filozof që shfaqet me qendrime herëpashere e quante këtë gjenocid, Ilir Meta e quante këtë ndarje klasore, diktaturë. Qenka ndarje klasore që të vaksinosh Tinka Kurtin, është diktaturë që të vaksinosh Anesti Kondilin, ndërkohë që është mbi 80 vjeç.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re