Kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar në News 24, ndër të tjera  është shprehur se PL është “pro” një qeverie teknike.

Ai shtoi  se me një organizim të fuqishëm të opozitës, regjimi i Edi Ramës rrezohet si rruga Korçë – Ersekë.

“Jemi për qeveri teknike, por opozita duhet të organizohet shumë shpejt në një mënyrë të hekurt, sepse kemi të bëjmë më një regjim që investon tek përçarja opozitës dhe krijimi i idesë që është një regjim i fortë, por në fakt është qesharak.

Me një organizim të opozitës ky regjim do të rrëzohet si rruga Korçë – Ersek” tha fillimisht Meta.

I pyetur nëse do të pranonte të ishte ai kryeministër i qeverisë teknike, Meta refuzoi duke shtuar se ai duhet të jetë teknicien.

“Nuk kam asnjë preferencë  sa i përket kësaj cështjeje. Nuk pranoj unë të jem kryeministër për një qeveri teknike, sepse  duhet të jesh teknicien” shtoi Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re