Ministri  i Financave, Ervin Mete është shprehur se në bashkëpunim me ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit kanë propozuar një ligj ku Këshilli i Ministrave do të ketë qasje ndërvepruese me sektorin që do të shërbejë si metodologji referuese.

Mete tha se ky ligj nuk ndryshon asgjë për qiradhënësit individualë, ndërsa për operatorët turistikë tha se  do të përcaktohet metodologji të shfrytëzimit të kapaciteteve sipas sektorëve, e cila do të jetë metodologji referuese për taksimin e tyre, që të bëhet sa më i drejtë.

“Turizmi ka një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe kërkon një vëmendje të dedikuar nga ana e qasjes fiskale në mënyrë që të japë kontributin e vetë në ekonomi dhe buxhet, për të pasur një taksim sa më të drejtë.

Në ligjin që propozohet sot, parashikohet një dispozitë, ku Këshilli i Ministrave do të ketë qasje ndërvepruese me sektorin që do të shërbejë si metodologji referuese.

Në ditët në vijim, Ministria e Financave do të publikojë dhe disa sqarime për përdorimin e platformave për të enë të qartë dhe transparentë që u përgjigjen qasjes se drejtë fiskale.

Nuk ndryshon gjë për qiradhënësit individualë, por do të japim sqarim në mënyrë që të jenë të qartë për përgjegjësitë ligjore, që të bëhet taksimi i drejtë. Për operatorët turistikë do të përcaktohet metodologji të shfrytëzimit të kapaciteteve sipas sektorëve, e cila do të jetë metodologji referuese për taksimin e tyre, që të bëhet sa më i drejtë”, tha ministri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re