Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kryesisë në selinë blu, u shpreh se Partia Demokratike ofron një program i shkëlqyer për sistemin shëndetësor. 

Berisha u shpreh se nuk premtojnë shëndetësi falas, por theksoi se do të ofrohet kujdes shëndetësor cilësor ku do të dyfishohet buxheti.

Kryedemokrati premtoi standarde mjekimi dhe ilaçesh si në vendet e tjera të rajonit me qëllimin për të ecur më lart.

Sali Berisha: Një program i shkëlqyer për sistemin shëndetësor. Ne arrijmë që të ulim me shpejtësi gjobën që shqiptarët paguajnë për sistemin shëndetësor.

Shqiptarët paguajnë më shumë se çdo popull tjetër në Evropë, ndërkohë që ishte premtuar falas.

Ne nuk premtojmë shëndetësi falas sepse premtimi i shëndetësisë falas solli këtë gjendje dramatike por premtojmë absolutisht një kujdes shëndetësor cilësor, dyfishim të buxhetit për kujdesin shëndetësor dhe jo të qytetarëve, por të buxhetit të shtetit, premtojmë garantojnë të njëjta standarde mjekimi dhe ilaçesh si në vendet e tjera të rajonit me qëllimin për të ecur më lart. Nuk mund të mungojnë më kurrë ilaçet siç ndodh sot.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko