Statusi i Naftëtarëve në qarkun e Fierit vijon të mbetet i shkruar vetëm në letra. Asqeri Isufaj dhe Fiqiri Zotaj, sot pensionistë, por më parë punëtorë të Ndërmarrjes Elektrike të Naftës shprehin për Fax Neës të gjithë punën në këtë ndërmarrje dhe harresa sot nga çdo institucion shtetërorë.

Premtimi i fitimit të statusit të naftëtarëve i la përsëri në rrugë pa asnjë zgjidhje konkrete. Çdo ankesë shkon për deputetët e këtij qarku, pasi naftëtarëve iu është premtuar shumë dhe sot nga 250 naftëtarë kanë mbetur më pak pasi kanë humbur jetën.

Apeli i tyre shkon për të gjithë drejtuesit e pushtetit vendor dhe lokal në Fier, ku kjo kategori e mbetur e naftëtarëve të Ndërmarrjes Elektrike të Naftës në Fier të marrë statusin dhe të vlerësohet nga qeveria e cila në 2013 ja premtoi në takimet elektorale që janë zhvilluar.

“Kanë për detyrë të zgjidhin këto probleme. Të gjithë të vihen në lëvizje, që nga Komisioni Qendror që merret me statusin dhe deri tek Gramos Ruci që e kemi drejtues të qarkut të Fierit. Kërkojmë me çdo kusht që të na zgjidhin problemin, se problem nuk ka shkuar atje ku duhet fare. Është lënë në pasdore. Ndërmarrja jonë është ndërmarrja primare në naftë. Nuk funksionon asnjë ndërmarrje tjetër pa ndërmarrjen tonë.”, u shpreh njëri prej ish-naftëtarëve.

“Ata t’i vënë gishtin kokë, e t’na japin të drejtën neve. Atë që na takon. Nuk duam mëshirë ne. Ne duam djersën tonë që na takon. Trometuan me të madhe në 2014 që do të na japin statusin, por po bënin show. Thoshin sa punëtorë janë? Janë kaq. E po s’ka gjë na thoshin, kaq punëtorë ku pyesim ne.”, u shpreh naftëtari tjetër.

(R.g/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re