Skip to content

Nuk ka qetësi mes Trump dhe Kim Jong Un

Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se nëse bisedimet e tij të planifikuara me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un nuk janë të frytshme ai do të dale jashtë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, ai dhe kryeministri japonez Shinzo Abe thanë se presioni maksimal duhet të ruhet në Korenë e Veriut mbi çarmatimin bërthamor.

Abe është në vendpushimin e presidentit Mar-a-Lago në Florida për bisedime.

Më parë, Trump konfirmoi se drejtori i CIA-s Mike Pompeo kishte bërë një udhëtim të fshehtë në Korenë e Veriut për të takuar Z. Kim.s.n