Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme 2 persona për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”. Sipas policisë, shtetasit N. Z., 33 vjeç dhe G. A., 61 vjeç, të dy banues në Vlorë, nuk kanë raportuar në polici praninë e disa bimëve kanabis sativa të mbjella në stanin e shtetasit N. Z., 48 vjeç, në vendin e quajtur “Moçalet e Nartës”. Policia e Vlorë ka bërë të mundur dhe arrestimin e këtij të fundit për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë

 Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.   

Arrestohet autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.      

Vihen në pranga  dhe 2 shtetas të tjerë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në vijim të kontrolleve të zhvilluara në territor, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vendin e quajtur “Moçalet e Nartës” në Vlorë, në stanin e shtetasit N. Z., kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sattiva.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin e shtetasit N. Z., 48 vjeç, banues në Vlorë, si autorin e dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit N. Z., 33 vjeç dhe G. A., 61 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re