“Arrest shtepie” dha gjykata e shkallës së parë në Shkodër për 4 efektivët e policisë, të ndaluar me urdhër të agjensisë së mbikqyrjes policore, pasi akuzoheshin për favorizim të kultivimit të kanabisit në Velipojë.

N/Komisar Zamir Sytari, 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë; N/Komisar Arben Hoxha, 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Ergys Lohja, 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Hysni Beqiri, 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë, do të qëndrojnë deri në përmbyllje të plotë të hetimeve në arrest shtëpie.

Akuzat e ngritura ndaj tyre u zbehen në sallën e gjyqit, kur vetë efektikët kanë treguar se kanë qenë vetë këta të fundit që kanë zbuluar parcelën me kanabis, duke kryer më pas asgjesimin e 560 bimëve.

Prokurori i çeshtjes Albert Muçaj u tërhoq nga kërkesa për lënien e tyre në burg, duke pranuar arrestin shtëpiak, gjë që u pranua edhe nga kryesuesja e çeshtjes Irida Kacerja.

Ky nuk është rasti i parë që të tilla operacione që finalizohen me bujë, shfryhen më pas në gjykatë për shkak të provave që rrëzohen dhe dëshmive që japin vetë të akuzuarit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re