Procesi i vaksinimit ka nisur sot në orën 15:00 tek stadiumi “Air Albania” në kryeqytet. Vihet re se askush nuk respekton rregullat e distancimit social, mes të cilëve është edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka marrë dozën e vaksinës dhe po qëndron i ulur.

Pranë tij kanë mbërritur persona të tjerë që i qëndrojnë shumë afër dhe bisedojnë me të. Ndërsa tek vendi ku kryhen vaksinat ka një numër të madh njerëzish, të cilët duhet të ruajnë distancën për të qenë të sigurtë.

E para që ka marrë dozën e parë të vaksinës ishte shefja e Infektivit, Najada Çomo, më pas kryeministri Rama, mjeku Pëllumb Pipero, Tritan Kalo dhe më pas kanë vijuar mjekët e tjerë të Infektivit e Sanatoriumit.

Sot në vendin tonë kanë mbërritur 975 vaksina të Pfizer, të cilat janë marrë nga vendet partnere. Ndërsa 2000 të tjera pritet të vijnë deri javën tjetër po nga vendet partnere. Ndërsa vaksinat që vijnë nga vetë kompania, 10700 dozat, për të cilat bëri deklaratën kryeministri Edi Rama në ditën e parë të vitit 2021, do të vijnë pas javës së tretë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re