Google u gjobit me 500 milion euro (593 milion dollarë) nga rregullatorët francezë të konkurrencës për mosrespektimin e një urdhri për të negociuar marrëveshje të drejta me botuesit e lajmeve për përdorimin e përmbajtjes së tyre.

Autoriteti i Konkurrencës i Francës tha se Google kishte shkelur një vendim të Prillit 2020 që urdhëroi kompaninë të negocionte marrëveshje licencimi “me mirëbesim” me botuesit dhe agjencitë e lajmeve për çdo ripërdorim të përmbajtjes së mbrojtur nga e drejta e autorit.

Në janar, Google ra dakord për një marrëveshje të madhe digjitale për të drejtat e autorit me botuesit francezë. Si pjesë e asaj marrëveshje, kompania tha se do të negocionte licenca individuale me anëtarët e aleancës së shtypit të Francës që mbulojnë të drejtat e lidhura dhe qasjen në një shërbim të ri të quajtur Neës Shoëcase.

Agjencia e Konkurrencës e Francës e mori këtë çështje, duke thënë se nuk përfshinte një diskutim mbi shpërblimin për përdorimet aktuale të përmbajtjes së mbuluar nga “të drejtat fqinje” për shtypin. Rregullatori shtoi se Google kufizoi fushën e bisedimeve me median duke refuzuar të përfshijë përdorimin e imazheve të shtypit.

Kjo është gjoba më e madhe ndonjëherë e vendosur nga mbikëqyrësi i konkurrencës i Francës për dështimin e një kompanie për t’iu përmbajtur një prej vendimeve të saj, sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP.

Google u urdhërua nga rregullatori të paraqiste një ofertë shpërblimi për përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur te botuesit brenda dy muajsh ose rrezikon të përballet me gjobë deri në 900,000 euro në ditë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re