Megjithëse ka një shtim të numrit të perosnave të infektuar me Covid-19, masat vijojnë që të neglizhohen ndaj koronavirusit.

Ditën e sotme radhë të gjata janë krijuar pranë zyrës së ADISA-s në Gjirokastër. Qytetarët janë dyndur për të marrë shërbime, ndërkohë që nuk respektojnë asnjë masë ndaj COVID-19.

Policia është përpjekur që të shpërndaje qytetarët, duke i udhëzuar që të mbajnë distancë sociale dhe të jenë të pajisur me maska.

Kam dy orë e gjysëm që pres në radhë. Kam ardhur që të marr kartën e identitetit, radha nuk është respektuar. Kam frikë por nuk kam se çfarë të bëj.”- thotë një qytetar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re