Policia Rrugore ka nisur në Tiranë një kontroll për respektimin e korsive të dedikuara për biçikletat. Madje ka dënuar me gjobë të gjithë shkelësit.
Përmes një postimi në “Facebook”, policia ka bërë gjithashtu edhe një apel për të gjithë, që të respektojnë sinjalizimin rrugor. Gjithashtu shton se personat që qarkullojnë, apo parkojnë mjetin e tyre në korsitë e biçikletave, kthehen në rrezik serioz për çiklistët.
Njoftimi i plotë i Policisë Rrugore:
Tiranë – Korsitë e dedikuara dhe respektimi i çiklistëve, në fokusin e rrugorëve.
Krahas masave parandaluese dhe sanksioneve administrative për drejtuesit e biçikletave, në kryeqytet vijon njëkohësisht kontrolli i drejtuesve të mjeteve, të cilët shkelin normat e sjelljes gjatë lëvizjes, duke qarkulluar apo parkuar mjetet në korsitë e biçikletave, duke u kthyer në pengesë dhe rrezik serioz për çiklistët dhe të tjerët.
Respekto Sinjalizimin Rrugor
Respekto Korsitë e Dedikuara
/shqip
