Gjykata e Posaçme refuzon të lirojë Safet Gjicin.

 

Ish-kryebashkiaku i Kukësit kërkoi ndryshim mase me argumentin se hetimet mbaruan dhe nuk ka rrezik për prishjen e provave.  SPAK kërkoi të mbahet në qeli. GJKKO pranoi kërkesën e SPAK.

 

Gjici ndodhet në qeli pas publikimit të video-skandalit ku ai u shfaq në zyrën e tij teksa kryente marrëdhënie intime me Alma K, të cilës më pas i premtoi dhënien e një tenderi për sterilizimin e qenëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re