Qyteti i Durrësit ka patur një fluks të shtuar të qytetarëve këtë të dielë të cilët kanë dalë të shijojnë rrezet e diellit përgjatë shëtitores së qytetit. Ajo që vihet re është një grumbullim masiv i qytetarëve duke mos-respektuar masat anti-Covid.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews kafenetë e qytetit dhe shëtitorja janë të tejmbushur me njerëz, të cilët me sa duket dielli i ka shkujdesur dhe i ka bërë të harrojnë shifrat e infektimeve në vend.

Në një prononcim për Faxneës shprehet një qytetare e moshuar shprehet se mundohet të mbrohet, por e ka të pamundur të mos dal pasi trupi ka nevoj dhe për vitamin D, dhe nuk rrihet brenda pasi sipas saj brenda do shkojmë dhe kur të ndahemi nga kjo jetë.

“Unë nuk e di, unë mundohem  të mbrohem, por nuk e di se nga më vjen. Mundohem të mbaj maskën, të mos futem në ambiente të mbyllura me shumë persona. Njerëzit kanë nevojë të dalin të marrin rreze të marrin vitaminën D, nuk rrihet brenda. Ne brenda do vemi”, tha e moshuara.

Një tjetër qytetar shprehet se ka ditën e sotme ka dal për të nxjerrë fëmijët dhe fenomeni i tejmbushjeve të kafes nuk është vetëm në Durrës sipas tij por dhe në qytete të tjera duke përmendur Korçën.

“Lokalet i ke plot, nuk është vetëm këtu është në Korçë dhe gjithandej. Unë kam dal për të nxjerrë fëmijët. Mundohem të mbaj maskën aty ku janë shumë persona, por sot kam nxjerr fëmijët”, tha qytetari.

Fluksi i shtuar njerëzish shihej dhe në Lungomares e qytetit të Vlorës ku madje disa prej tyre kishin nisur dhe plazhin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re