Këtë vit Dejvid festoi 100 vjetorin e tij të lindjes. Por ndryshe nga shumë të moshuar, ky zotëri vijon ende të punojë tre ditë në javë dhe thotë se nuk ka ndërmend ta lërë punën e tij vullnetare, derisa të ketë fuqi.

Ai doli në pension në moshën 72 vjeçare, por shumë shpejt kuptoi, se nuk mund të jetonte dot pa punë.

“Dola në pension në moshën 72 vjeçare, por nuk kaloi shumë kohë dhe nisa sërish të punoj. Nuk mund të rrija dot pa bërë asgjë, duhej të bëja diçka. Duart e mia janë mësuar kështu, duhet të bëj diçka.”-shpjegoi i moshuari.

Ai aktualisht punon në një dyqan i cili funksionon falë bamirësisë së njerëzve. Dejvid ka për detyrë, tre ditë në javë, që të përzgjedhë se cilat nga objektet që dhurohen ia vlejnë të shiten në dyqan, e cilat jo.“Njerëzit dhurojnë për dyqanin dhe duhet të seleksionojmë se cilat mund të shiten, e cila jo. Kam për detyrë të mbaj pastër e të rregullt dyqanin, që të jetë tërheqës për klientët. Më pëlqen të vij këtu, ashtu si të gjithë vullnetarët e tjerë. Është ndryshe nga puna normale, ku ti pret të shkojë ora 5 e të mund të largohesh në shtëpi. Unë besoj se njerëzit (të moshuarit) do të duhet të vijojnë të bëjnë diçka, ta vënë në punë trurin, të mbajnë duart e tyre të zëna dhe në fund, të ndihmojnë njerëzit. Mendoj se të ndihmosh, do të kuptosh se kur ndihmon të tjerët edhe ata do të të ndihmojnë ty.”- përfundoi i moshuari.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re