Gjatë 24-orëve të fundit në vend nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19, ndërkohë që janë shënuar 12 raste të reja nga 2919 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht po marrin trajtim spitalor 30 pacientë, nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Lajm i mirë për sa i përket personave të shëruar, ku vetëm në 24-orë janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni 12 qytetarë.

Njoftimi i plotë i MShMS: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2919 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Berat, 1 në Kurbin, 1 në Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 30 pacientë, nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,598 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re