Gjatë 24-orëve të fundit në vend nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid-19, ndërkohë që janë evidentuar 7 raste pozitive nga 3138 testime të kryera. Infektimet e reja kanë rezultuar 4 në Tiranë, si dhe nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë aktualisht në Spitalin Infektiv vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Gjatë 24-orëve të fundit bëhet me dije se janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni 7 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,009 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë i MShMS: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3138 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid19 shtatë qytetarë: 4 raste në Tiranë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan.

Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa katër qarqe në vend aktualisht nuk kanë raste aktive.

Në Spitalin Infektiv vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,009 që nga fillimi i epidemisë.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re