Kryetari i PD-së Sali Berisha sërish akuzoi zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku se ka vjedhur me Unazën e Tiranës duke copëtuar 13 km në 14 kontrata.
Lideri demokrat deklaroi se “nuk shkohet në Evropë me hajdute si Lubi Balluku”.
Sali Berisha u shpreh se në Bashkimin Evropian shkohet vetëm kur bandat kriminale të vendosen para drejtësisë, ndërsa premtoi se që javën e parë do ti shpallë organizata terroriste.
“Më 11 maj ndahen dy epoka, dy kohëra. Ka qeverisur 12 vjet dhe nuk mbron dot një arritje, sepse çdo arritje e ka një vjedhje. U vodhën 60 mln euro në tunelin e Llogarasë. Sepse rruga që në Kroaci ndërtohet me 1.6 mln euro 27 metra e gjë, në Shqipëri, rruga e Arbrit 10 metra ndërtohet me 11 mln euro. Se unaza e Tiranës 13 km ndahet në 14 kontrata për të vjedhur 14 herë dhe ndërtohet me 17 mln euro kilometrin. Pra për të mbuluar të gjitha këto kalon dhe kërkon ta bëjë parodi fushatën elektorale. Mendon se duke hedhur shashka të tilla të turpshme mendon se shqiptarët do ti mashtrojë. Nuk shkohet në Evropë me kriminele si Edi Rama, nuk shkohet në Evropë me kriminele si Taulant Balla, nuk shkohet në Evropë me hajdute si lubi Balluku. Në Evropë shkohet me vendosjen e shtetit ligjor, me vendosjen e bandave para ligjit. Nuk shkohet në Evropë me Safet Bajrin, nuk shkohet në Evropë me Vis Pojën apo me bandat e Elbasanit. Shkohet kur ti vendosësh para ligjit. Ja them këtu, javën ë parë ata shpallen grupe terroriste”, tha Sali Berisha nga Puka.