Shqipëria, e përfaqësuar nga Ronela Hajati me këngën “Sekret”, nuk arriti të kualifikohej në finalen e Eurovision 2022.

 

Ronela është e mendimin se nuk ka qenë një vendim i drejtë pasi sipas saj kënga “Sekret” e ka merituar finalen. Këngëtarja  thekson edhe faktin se performanca e saj  ka kaluar 1 milion klikime në Youtube.

 

“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është 1 milion! Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! TE DUA“-shkruan ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re