Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “Breaking” në Top News ka komentuar situatën politike në vend. Përsa i përket Ilir Metës, Ngjela tha se Meta duhet të dijë të shpjegojë pse ka shkelur Kushtetutën, teksa shtoi se nuk do të shpëtojë nga korrupsioni që ka bërë.

“Ky është moment moral për Gjykatën Kushtetuese, gjyqi duhet zhvilluar. Kërkesa e drejtuar nga Kuvendi është me rëndësi dhe Kushtetuesja s’mund të dalë mbi Kuvendin.

Meta duhet të dijë të shpjegojë pse ka shkelur Kushtetutën. Nëse nuk shkon, do të thotë që nuk di të mbrohet.

Megjithatë Ilir Meta nuk shpëton dot nga korrupsioni që ka bërë,” tha Ngjela.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re