Kryeministri Edi Rama ka postuar në facebook grafikët tregues të ecurisë së vaksinimit gjatë javës së fundit në Shqipëri dhe disa vende të tjera të rajonit dhe Evropës perëndimore.

Në grafik shihet rritja e kurbës së vaksinimeve në Shqipëri gjatë 7-ditëshit të fundit, e megjithatë kritikat ndaj ramës nuk kanë munguar nga ndjeskësit e tij në rjetin social.

Një qytetar shprehet se grafiku tregon vaksinimin me një dozë të vetme dhe jo atë të plotë, ndaj e këshillon kryeministrin ta postojë grafikun kur qytetarët të kenë marrë dy doza.

Kjo nuk i ka pëlqyer kryeministrit Rama, i cili i është përgjigjur me ironin: “Ah e gjete bishtin eee?! Une e postoj me krenari qe c’ke me ate pune, sepse kjo qe po bejme eshte çlirim per njerezit e ketij vendi dhe ti mos u merzit, po gezohu kur sheh nje pune te mire e mos nxirr bishta se ke kohe te kritikosh kur te jete nevoja!”

Qytetari: Po pra e shkruar dhe aty siper qe eshte llogaritur per nje doze te vetme e jo per vaksinimin e plote. Kur te jen numrat per vaksinim te plote athere postoje me krenari.

Rama: Ah e gjete bishtin eee?! Une e postoj me krenari qe c’ke me ate pune, sepse kjo qe po bejme eshte çlirim per njerezit e ketij vendi dhe ti mos u merzit, po gezohu kur sheh nje pune te mire e mos nxirr bishta se ke kohe te kritikosh kur te jete nevoja!

Qytetari: Mirmengjes Sulltan ( Rama ) Sulejmani.

Me duket sheh dhe ti ate Doktori Mrekullive me keq se Ganiu im

Rama: Mua te me rroje sa malet Ganiu yt, se ti je i mire per ate spektaklin “Perputhen”, po per pune aha, s’e kap kurre as Ganiun as mua

Një tjetër komentues i shprehet kryeministrit se nuk ja jep votën pasi nuk ka bërë asgjë për zonën e tij. Ndryshe nga çfarë bën zakonisht duke u munduar t’i bind të tjerët Rama dorëzohet duke i thënë të mos e jap votën për të.

Qytetari: Nuk me intereson fare as vaksinimi as turizmi. Per mua dhe zonën time. Ske ber asgje. Nuk ta jap me voten

Harrojeee

Rama: hic mos ma jep, fli gjume se ka kush mendon per pun

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re