Kantautori i njohur Gjergj Leka reaguar për humbjen e nënës së tij Rozmari Jorganxhi. Në një reagim në rrjete sociale, Leka i kërkon ti bëjë hallall fajet ndërsa duket i prekur që nuk ia doli ti japë puthjen e fundit.

“Më ike e nuk të dhashë puthjen e fundit. Mezi po prisje të bashkoheshe me babin dhe pikërisht sot në ditëlindjen e tij u ngjite lart. Mi bëj hallall të gjitha fajet!”, shkroi kantautori.

Dirigjentja e parë shqiptare, Rozmari Jorganxhi ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare dhe prej vitesh jetonte në Trieste të Italisë.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re