Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa ka komentuar aksionin në Kuvend, duke bllokuar foltoren dhe moslejimin e zhvillimit normal të seancës, ka deklaruar mbrëmjen e sotme (19 tetor) se opozita dhe deputetët demokratë janë zhveshur në mënyrën më antidemokratike nga funksioni si deputet.

I ftuar në emisionin “OPEN”, Berisha deklaroi se opozita sipas tij, është sot në kushte që nuk ka qenë kurrë në Parlament, ndërsa shtoi se “çdo e drejtë kushtetuese i mohohet opozitës dhe zëvendësohet me peng-opozitën”.

Berisha ndër të tjera foli për mekanizmat që do ndjekë opozita për të arritur qëllimin e saj, ku theksoi se “jemi në situatën, ose të luftojmë në Parlament ose të bojkotojmë, ne do luftojmë”.

Sali Berisha: Jemi të zhveshur në mënyrën më antidemokratike nga funksioni si deputet. Në këtë mënyrë Edi Rama pasi u grabit votat, tani kërkon qe edhe qindra mijëra që nuk i grabiti dot, do i konfiskoj dhe sekuestroj. Jemi në kushte që nuk kemi qenë kurrë në parlament. Çdo e drejtë kushtetuese i mohohet opozitës dhe zëvendësohet me peng opozitën. Kemi dorëzuar 31 ligje dhe 1-2 rezoluta qe Edi Rama i arkivon ne sirtarët e Nikollës. Kemi kërkuar 6 komisione parlamentare dhe i kanë kundërshtuar se Edi Rama nuk pranon të hetohet Mc gonigal, se me të kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal. Nuk kanë dhënë argumente, i hedhin poshtë më kryesi kuvendi pa i sjelle në Kuvend. Parlamenti është vegël e Edi Ramës.

Ka një shkelje të ligjit të konfliktit të interesit. Nuk ka institucion që ti kontrolloj për zbatimin e ligjit. Nuk e lejon se shkeljet e panumërta të këtij ligji janë tek Edi Rama dhe familja e tij. Nuk lejon koncesionet të hetohen se është mbrapa tyre, mbrapa aferës së sterilizimit. Kështu bëri dhe me djegësit. Të gjitha shkojnë tek ai. Pengohen se ngjiten tek ai.

Pyetje: Çfarë do bëni ju, do bllokoni çdo seancë?

Sali Berisha: Ne pranojmë se jemi vonuar se kemi pasur probleme. Zhvillimet kulmuan me emërimin  e përfaqësuesit tonë, të opozitës. Në një mbledhje te Grupit Parlamentar caktoi Oert Bylykbashin në komisionin zgjedhor, por morëm vesh që Edi Rama se donte, dhe sot nxori Çuçin të thotë se janë emërime me konsensus. Ne nuk  e caktojmë dot kryetarin. Konsensus është se asnjëri nuk kalon një ligj apo nen pa miratimin e palës tjetër. Kjo se i duhet Alibeaj, se e ka peng dhe të dhe Bashën. Situata arriti në shkallën më ekstreme. Opozita nuk duhet të tërhiqet nga parlamenti, por te bëjë  gjithçka që vota të rikthehet. Çdo formë e të drejtës civile do bëhet ne Parlament. Jemi para alternativës ose të bojkotojmë ose të luftojmë, dhe ne do luftojmë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re