Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve ngriti shqetësimet e moszbardhjes së vendimeve brenda afatit.

Metani u përqëndruar kryesisht tek Gjykata e Tiranës dhe Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë ku edhe kanë qenë ankesat më të shumta për vonesë të zbardhjes së vendimeve.

Ai tha se mirëkupton ngarkesat që kanë gjyqtaret, por theksoi se është e patolerueshme neglizhenca, duke i bërë thirrje që ti zbatojnë afatet, ose do të nisë hetimi disiplinor.

“Inspektimi tekmatik ishte një fotografim i momentit, pra fotografim i një 6 mujori nga korrik 2022 deri në dhjetor 2022 për të parë se çfarë po ndodh në Gjykatën e Tiranës dhe Gjykatën Administrative të Shkallës së parë me zbardhjen e vendimeve. Sepse  ankesat ishin për zbardhje me vonesë të vendimeve. Ajo që pamë ishte që shumë gjyqtare dhe shumë çështje, rreth një mijë ishin vendime të zbardhura jashtë afatit 20 ditor. Ky afat fillonte nga 21 ditë, deri tek 1 vit.

Çështja ishte ku do fillojë verifikimi dhe hetimi disiplinor për gjyqtarët që kishin kaluar afatin 20 ditor apo duhet bëhet një analizë për ngarkesën e madhe, vakancat etj.

Afati 20 ditor  për zbardhjen e vendimit është shumë i rëndësishëm, por kjo nuk është shkak i drejtpërdrejtë që të fillojë një hetim disiplinor ndaj një magjistrati. Nëse ka raste neglizhence është tjetër gjë. Por ka të bëjë me kushte që nuk ka të bëjë me kushtet e magjistratit, prandaj bëmë analizë. Nga ajo që pamë ishte se 90% e vendimeve ishin zbardhur brenda 120 ditëshit. Ne thamë për këtë periudhë vetëm për gjykatën e Tiranës nëse do nisë hetimi disiplinor do justifikohet nisja e hetimit vetëm me kalimin e afatit 120 ditor.

Është e rëndësishëm që gjyqtarët të marrin mesazhin. Zbardhja e vendimeve është e rëndësishme, e mirëkuptoj ngarkesën që ata kanë, i mirëkuptoj mungesat që kanë, e kuptoj mbingarkesë që kanë edhe për shkak të tipologjisë së çështjes, por nuk tolerohet mungesa e operativitetit, nuk tolerohet neglizhenca. Pra nuk mund të ketë raste që mos preket një vit nga gjyqtari. Me kalimin e afatit, 120 ditore ka filluar hetimi disiplinor për 4 gjyqtarë të Gjykatës së Tiranës për këtë shkak. Një kontroll tjetër mund të sjellë një situatë tjetër. Në një gjykatë tjetër kya fat nuk është i njëjtë sepse varet nga ngarkesa që ka cdo gjykatë”, tha Metani.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re