Po zhvillohet online mbledhja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku po diskutohet nisma e depozituar në Kuvend nga Myslim Murrizi dhe 20 deputetë të opozitës për përjashtimin e ish-funksionarëve të komunizmit nga postet shtetërore.

Kjo nisme është kundërshtuar nga deputeti socialist Alket Hyseni, ndërkohë që deputeti i djathtë Myslym Murrizi i është kundërvënë duke theksuar se nuk është bërë nami nëse ikin 5 figura nga politika.

Ndërkaq Manja ka ndërhyrë duke shtuar se tek PS-ja situata është e pastër, pasi shumica kanë ikur tek “Libri”, duke nënkuptuar një parti politike në vend.

Murrizi: Të përjashtohen nga funksionet publike anëtarë të PKSH dhe PPSH-së, të përjashtohen ish funksionarët e sistemit komunist. Të përjashtohen ish gjyqtarët, ish prokurorët, ish hetuesit, ish sigurimsat. Hyseni:Nuk e shoh nismën të mbështetur në ligj dhe Kushtetutë…

Murrizi: Na flasin këta si baballlarët e Reformës në Drejtësi. PS është aset nuk u bë qameti se ikin 5 vetë nga politika.

Manja:Te ne është e pastër situata, shumica ikën nga “libri”! Është e pastër situata se kanë shkuar tek “Libri” pjesa tjetër. Me shall për qafe dhe flokë të ramë, po interesohen për kulturën!”

Projektligji parashikon përjashtimin nga emërimi dhe zgjedhja në funksione publike, shtetërore, politike dhe në Kuvend, të gjithë personat që kanë qenë më parë anëtarë të Partisë Komuniste dhe së Partisë Punës, ish-funksionarët e sistemit komunist, ish-gjyqtarë, ish-prokurorë, ish-hetues, ish-oficere të Sigurimit të Shtetit Komunist, dhe ish- bashkëpunëtore të Sigurimit të Shtetit, të shkolluarit dhe të kualifikuarit në shkollën e partisë si dhe spiunët e shërbimeve të huaja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re