Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një mesazh në rrjetet sociale ka përkujtuar 5 marsin e vitit 1998, viti i përpjekjeve të popullit të Kosovës për Liri. Basha shkruan se 22-vjet më parë Jasharët treguan çmimin që ka liria për shqiptarët.

Kryedemokrati shprehet se përulet para veprës së Adem Jasharit. Ai thekson se Kosova ka ende shumë punë për të përmbushur amanetin e heronjve në Kosovë dhe Shqipëri.

“5 marsi i vitit 1998 shënon kthesën e madhe në historinë shekullore të përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri. 22 vjet më parë Jasharët i treguan botës mbarë se çfarë çmimi ka liria për bijtë e shqipes.

Epopeja e familjes Jashari me në krye komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin vuri gjakun në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur! Sot përulemi me nderim përpara veprës se Adem Jasharit, familjes Jashari, bijave dhe bijve të Kosovës që dhanë jetën dhe kurrë nuk u dorëzuan para masakrave, terrorit dhe genocidit barbar.

Sot teksa gëzojmë lirinë e Kosovës kemi akoma shumë për të përmbushur amanetin e heronjve tanë në Shqipëri e Kosovë. Por jam i bindur se kombi do t’ja dalë të ndërtojë mbi sakrificat e martirëve, të nesërmen e dinjitetit dhe standarteve europiane.

Lavdi e pavdekshme komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, nderim përjetë familjes Jashari dhe bijve e bijave të Kosovës që dhanë jetën per liri”, shkruan Basha.

https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v6.0

5 marsi i vitit 1998 shënon kthesën e madhe në historinë shekullore të përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri. 22…

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 5 mars 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re