Bledar Skënderi është emëruar si drejtor i ri i AKU-së. Emërimi i tij u bë pas shkarkimit nga detyra e Erion Llilit, i cili do vijojë angazhimin e tij brenda strukturave të Ministrisë së Bujqësisë.

Vendimi për shkarkimin e Lilit u mor ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Kujtojmë se Bledar Skënderi kishte aplikuar si komisioner i KQZ, por u skualifikua pasi Kuvendi votoi Ilirian Celibashin, ish-ministrin socialist, si kreun e Komsionit Qendror të Zgjedhjeve për 7 vitet e ardhshme.

Ai u zgjodh me 106 vota pro nga shumica socialiste dhe opozita parlamentare. Ilirjan Celibashi ka drejtuar dhe më parë KQZ –në, në periudhën 2001-2006. Në vitin 2013, Celibashi u zgjodh deputet i PS-së dhe më pas u emërua ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë me 106 vota u zgjodh zëvëndës komisionere Lealda Pelingu.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re