VALENTINA MADANI/ Regjisori i njohur Edmond Budina vlerëson se opozita të bën të shpresosh për zgjedhjet e 14 majit, ndërkohë që veçoi dy kandidatët Luçiano Boçi dhe Igli Cara si të denjë për të sjellë ndryshimin për qytetarët e Elbasanit dhe të Durrësit.

budina

Në një intervistë për “Panorama TV” Budina bëri me dije se për Durrësin, Cara është një kandidati dhe qytetar që nuk i është ndotur emri dhe opozita për zgjedhjet e 14 majit ka paraqitur potenciale që të bëjnë të shpresosh. Regjisori i njohur shtoi se po ashtu Boçi për Elbasanin është një kandidat me shumë dinjitet, ashtu si dhe Belind Këlliçi në Tiranë.

“Belindi ka shanse të mira në Tiranë ndonëse makineria është shumë e fuqishme. Në Durrës Igli Cara është shumë qytetar që nuk i është ndotur emri. Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia dhe Ledina Alolli më duket me shumë dinjitet. Opozita në këto zgjedhje ka paraqitur potenciale që të bëjnë të shpresosh. Dua të uroj që qytetarët do i thërrasin mendjes. Besoj, uroj me gjithë shpirt që të sjellë ndryshimin që duhet në Shqipëri”, theksoi aktori Budina. Sipas tij, PS-ja nuk paraqet program, por e bazon fushatën e saj në gjuhën denigruese dhe bullizëm.

“Më thoni nëse qeveria në pushtet ka paraqitur ndonjëherë program. Ata gjithçka e kanë vendosur mbi batutën, mbi bullizmin, denigrimin e tjetrit. Në vend që të ishte një debat i hapur mes kandidatëve, këta merren me batuta, me denigrim. Ne jemi një vend pa kulturë sepse politika përfaqëson edhe kulturën e përgjithshme të një vendi. Kjo tregon që jemi në një nivel të ulët dhe kryesisht në këtë periudhë të këtij sundimi të pushtetit. Edhe sikur një qeverisje të ishte perfekte ajo duhet të ndryshohej. Kjo është përherë përparim. Sjell gjithmonë një gjë të re. Të qëndruarit gjatë në pushtet e kalb pushtetin nga brenda. Sepse fillon nepotizmin, pasurimi, mendimi që unë jam zot dhe bëj sit ë dua. E mbështes fort opozitën, kushdo qofshin ata., Në emër të ndryshimit. Kjo është e mirë për Shqipërinë. Nëse këta vazhdojnë të mbretërojnë ashtu siç kanë bërë”, u shpreh Budina.

Ai theksoi se gjuha që kryeministri përdor është e papranueshme dhe në një vend normal qytetarët do e kishim marrë me shqelma.

“Është e turpshme, palaçollëk,fare e papranueshme gjuha që kryeministri përdor. Niveli më i ulët i shoqërisë shqiptare. Më vjen dhe turp ta përmend. A e dinë shqiptarët këtë? Në një vend normal do ta zinin me shkelma. Nuk i zënë me shkelma këta njerëz që bullizojnë dhe përdorin një gjuhë të turpshme. Është niveli i ulët kulturor i atyre që e duartrokasin dhe e qeshin atje në radhët e tyre. Ata janë shndërruar në qenie çnjerëzore. Kur kryeministri po kërcente dhe i bie të fikët një zonje atje dhe kryeministri bën sikur nuk e shikon dhe kthehet në anën tjetër. Duhet ta përmendte atë njerëz dhe pastaj të vazhdonte tallavanë. Janë të blerë të gjithë. Për një vend pune. Për një projekt dhe për bukën e gojës në fund të fundit. Njerëzit nuk e kanë kulturën demokratike dhe kulturën e përgjithshme. Dua që qytetarët të japin një mesazh. Ka një frymë por ka edhe një makineri monstruoze të pushtetit që janë ngritur kundër opozitës”, deklaroi Budina.

Sipas tij, Task-Forca e ngritur nga qeveria për të monitoruar administratën që është nën drejtimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku ka për qëllim të detyrojë njerëzit të votojnë për qeverinë. “Është ngritur që të detyrojë njerëzit që të votojnë për qeverinë. Një gjë e ngritur nga kjo qeveri është evidente, nuk ka më besueshmëri. Mendoni ju se Edi Rama do vërë një Task-Forcë që drejtohet nga Balluku? As mos e çoni nëpër mend. Është për t’i hedhur hi syve të njerëzve. Edhe të huajve që i thonë ne e bëmë tonën. Administrata është nën presion. Ka shumë njerëz që e kanë denoncuar këtë. U kërkohen listat e njerëzve që do të votojnë për Partinë Socialiste. Kjo është një gjë që duhet dhe flitet në çdo cep të Tiranës. Askush nuk e merr seriozisht këtë gjë se është bërë një rutinë e zakonshme. Ne duhet me çdo kusht të ndryshojmë sepse nuk janë të gjithë njësoj”, tha Budina.

Ai u shpreh se qytetarët e Tiranës duhet të thyejnë dhe të shkatërrojnë të gjithë posterat në Tiranë që janë denigrues për shkak se janë të kundërligjshme.

“Unë çuditem si qytetarë e Tiranës nuk marrin të thyejnë ato posterat denigrues, Shkoni, digjini, thyejini, shkatërrojini ato se janë të kundërligjshme. Që të ndihet zëri. Shikoni çfarë bëhet në çdo vend të botës kur shkelen të drejtat. Ne mënyrën më njerëzore dhe qytetare për vite të tëra protestuam për teatrin. Erdhën dhe e shembën me njerëzit brenda. Qytetarët duhet të ngrihen dhe gjithë kjo fushatë është denigruese dhe fyese. Edhe rënia e vlerës së euros është nga paratë e pistë që po mbysin Shqipërinë. Manipulimi i votës ka filluar me kohë. I bëjnë presion qytetarëve”, u shpreh Edmond Budina.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re