Shkarkohet nga detyra drejtori i policisë qarku Lezhë, Vehbi Bushati.

 

Vendimi është marrë nga Agjencia e Mbikeqyrjes Policore per shkak se Bushati nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale.

 

 

Trupa e Vlerësimit pranë Agjencisë Mbikëqyrjes Policore, pasi u njoh me rrethanat e çështjes, bazuar në provat e administruara në dosjen e subjektit të vlerësimit, Z.Vehbi Bushati, në zbatim të ligjit Nr. 12/2018 të ndryshuar neni 32 pika 3, neni 36 pika 1.1, neni 44 pika 1.1, Udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Brendshme dhe ILDKPKI nr. 15 datë 27.01.2023 “Për miratimin e formularëve të deklarimit të pasurisë për vlerësimin kalimtar dhe periodik si edhe mënyrën e plotësimit të tyre nga subjektet e vlerësimit dhe personat e lidhur që mbartin detyrim për deklarimin e pasurisë në zbatim të ligjit nr. 12/2018 “Për vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme” i ndyshuar, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm Nr. 6 datë 17.01.2023 “Për miratimin e formularëve të deklarimit të kontrollit të Figurës dhe Vlerësimit të Aftësive Profesionale për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik, si dhe mënyrën e plotësimit të tyre në zbatim të ligjit Nr. 12/2018 “Për vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme” (i ndryshuar), arrin në përfundimin se: Ø Subjekti i Vlerësimit Z. Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale; PËR KËTO ARSYE Trupa e Vlerësimit e Agjencisë Mbikëqyrjes Policore, bazuar në nenin 32, pika 3, nenin 36 pika 1.1, nenin 44 pika 1.1, të ligjit nr.12/2018 “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, i ndryshuar, V E N D O S I 1. Largimin nga pozicionet e përcaktuara në nenin 6 të ligjit 12/2018, i ndryshuar, të subjektit të vlerësimit, z.Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 2. Vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet Subjektit të Vlerësimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit brenda 15 ditëve nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit. 7 3. Ky vendim publikohet në faqen zyrtare të Agjencisë Mbikëqyrjes Policore, në përputhje me pikën 8, të nenit 56, të Ligjit 12/2018, i ndryshuar. 4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 45 ditëve nga data e njoftimit, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re