Rikthimi në normalitet është shoqëruar me trafik të dendur, duke nxjerrë në pah sërish ato probleme që Tirana i ka prej shumë kohësh. Por, më shumë të bën përshtypje një fakt, që një pjesë e trafikut sidomos i kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës nuk ka ardhur për shkaqe të ngarkesës me automjete, por për shkak të punimeve që janë duke u kryer.

Dhe si për çudi prej 2 muajsh kur ishte karantina në Shqipëri, autoritetet nuk u kujtuan të kryejnë atëherë punime, duke qenë se edhe rrugët ishin të lira dhe pa qarkullimin e tanishëm. Kjo e hëna ka qenë një kolaps në rrugë, aq sa shumë qytetarë kanë humbur edhe shumë orë pune për shkak se kanë mbërritur me vonesë.

Dhe e gjitha për shkak të trafikut tejet të rënduar. Dy muaj me radhë nuk u kryen punime dhe pikërisht në nisje të normalitetit, autoritetet rrugore, apo entet që kanë për detyrë kryerjen e këtyre punimeve vendosin të ndërhyjnë në autostradë.

Shumë automjete kanë tëntuar lëvizjen në rrugën dytësore të Kasharit për të shmangur pjesën në të cilën ndërhyhej, por thuajse ka qenë e pamundur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re