Deputetët e përjashtuar të PD-së, të cilët nuk u lejuan të futen brenda në Kuvend, janë ulur këmbëkryq në oborr.

Ndërkohë hyrja e Kuvendit është rrethuar nga Garda për të mos lejuar ligjvënësit demokratë të hyjnë brenda.

Nga ana tjetër deputetët e PD-së që ishin brenda sallës kanë nxjerrë karriget jashtë Parlamentit.

Ata kanë rreshtuar karriget në oborr, ndërsa ende nuk dihet skenari i tyre. Kujtojmë që në një nga seancat parlamentare, ligjëvënësit demokratë u vendosën flakën karrigeve në hyrje të Kuvendit.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re