Një 36-vjeçar ka ndërruar jetë në Pogradec, pasi nuk është ndjerë mirë në ambientet e fasonerisë ku punonte.

Kanë qenë punonjësit e fasonerisë ata që e kanë çuar më urgjencë në spitalin e qytetit, por 36-vjeçari ka gjetur vdekjen.

Sipas dyshimeve të para që vijnë nga spitali i Pogradecit, vdekja e 36 vjecarit ka ardhur për shkak të një ataku kardiak.

Priten analizat e mjekësisë ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re