Shkelzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha sipas SPAK nuk u paraqit sot për të dëshmuar për çështjen Gërdeci.

Gjatë procesit gjyqësor, u deklaruar se Shkëlzen Berisha nuk është gjetur në adresën e tij dhe per kete arsye nuk eshte njoftuar.

Por në reagimin e tij, Shkëlzen Berisha thekson se nuk ka patur njoftim për t’u paraqitur në SPAK.

Ai thekson se ka depozituar në SPAK, numrin e telefonit dhe adresën e saktë të banesës së tij, dhe sipas tij me heret ai ka marre

“Ne lidhje me disa raportime mediatike për “mos paraqitjen” time si dëshmitar ne gjykate, me duhet te sqaroj se ne asnjë adrese timen fizike apo elektronike nuk ka mbërritur asnjë ftese për t’u paraqitur për te dëshmuar!

Pretendimet e SPAK, qe janë qartaz ne funksion te qëllimeve politike e mediatike te Edi Rames, bien poshtë, si nga njoftimet e mëparshme qe janë ekzekutuar me sukses, ashtu dhe nga fakti qe personalisht ne dëshminë e dhëne para SPAK kam depozituar adresën e SAKTE si dhe nr e telefonit!

Mbetem i hapur për t’u paraqitur konfirmo ligjit me te marre ftesën!”, thekson Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re