Ish-kryeministri Sali Berisha sot nuk u paraqit në SPAK, pasi sipas tij nuk ka asnjë njoftim zyrtar, përveçse njoftimeve publike, që sic tha ai nuk kanë asnjë vlerë.

Berisha u shpreh se ai është sanksionuar për shkak se atë nuk e kontrollojnë dot, ndërsa theksoi se i është përgjigjur dhe do vazhdojë t’i përgjigjet cdo thirrje të gjykatës ose prokurorisë, por jo me vendime antikushtetuese.

Berisha tha se njoftimet për një deputet duhet të paraqiten në Kuvendin e Shqipërisë, pasi ai është institucioni ku punon.

“Edi Rama, i tmerruar nga një opozitë në këmbë, i tmerruar nga një opozitë që nuk e kontrollon dot më, por që mbron interesat e popullit opozitar dhe të vendit, urdhëron mercenarët e tij në gjykata dhe prokurori, një bandë e vërtetë që funksionon në SPAK si organizatë kriminale, duke shkelur ligjin, të sanksionojë kryetarin e PD, vetëm e vetëm pse atë nuk e kontrollon dot, vetëm e vetëm pse e din se ai do e kërrejë nga pushteti, bashkë me popullin opozitar. Sqaroj edhe njëherë, i jam përgjigjur çdo thirrje në jetën time, çdo gjykate dhe prokurori dhe do vazhdoj pa asnjë lëkundje, por nuk do pranoj kurrë në emrin tuaj, në emrin e interesave tuaja, asnjë vendim antikushtetues nga kushdo tjetër. Sepse kjo do të thotë gjëmë për secilin prej jush, do të thotë gjëmë për vendin”, tha Berisha.

Pyetje: I druhemi një vendimi për ashpërsim të masës?

Berisha: Unë nuk kam asnjë njoftim përveç njoftimeve publike. Njoftimet publike nuk kanë asnjë vlerë. Unë kam një institucion dhe institucioni i punës zyrtare është Parlamenti i Shqipërisë. Cdo njoftim për deputetin e sjell në Parlament. Këtu nuk ka ardhur asnjë gjë.  Sali Berisha është deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Pyetje: Çfarë ndodh nëse SPAK do të sjellë në Kuvend një shkresë ku autorizon masën arrest shtëpie?

Berisha: Ai nuk guxon ta bëjë këtë, sepse ai duhet të sillej si zyrtar dhe ti kërkonte parlamentit që Berisha të paraqitet. Dhe ta vendoste parlamenti, do ta votonte edhe vetë Sali Berisha, por ai nuk e bën këtë sepse do të sillet si bandit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re