Kryetari i PR-së Fatmir Mediu ka reaguar pas dështimit të mbledhjes së sotme të KQZ-së, të cilën e kërkoi partia e tij për të filluar procesin e përgatitjes për zgjedhjet lokale sipas dekretit të Metës në 13 Tetor. 

Mediu thotë se PS-ja me mos pjesëmarrjen në KQZ ka bojkotuar zgjedhjet dhe institucionet dhe kjo sipas tij mjafton që Kuvendi të mblidhet dhe të shkarkojë katër anëtarët.

“Cdo gje ka mare fund ska kushtetute, ska shtet, ska Institucione, jetojme ne Republike bananesh. Partia Socialiste me mospjesmarrjen e saj ne KQZ ka bojkotuar zgjedhjet dhe Institucionet.

Mosparaqitja e anetareve te KQZ ne mbledhjen e sotme eshte precedenti me i rende qe nga krijimi i ketij institucioni.

Ata sot jo vetëm i kane rene ndesh Dekretit te Presidentit ne fuqi dhe s’kane respektuar detyrimin e tyre kushtetues dhe ligjor per te organizuar zgjedhje, por kane thyer edhe betimin e bere para Kuvendit kur kane marre detyren.

Ky eshte shkak per shkarkimin e tyre te menjehershem. Kuvendi duhet te mbidhet menjehere e te marre masa.

Duke mos u paraqitur ata kane zhveshur veten nga zyrtare apolitike dhe kane marre hapur krah politik, si celul e Partise socialiste.

Opozita ka pergjegjesine historike per te gjetur zgjidhje, ne partneritet me faktorin Nderkombetar dhe shqiptaret”- shprehet Mediu. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re