Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon marrjen e masave edhe në fushën e ekonomisë, duke kërkuar mbështetje për biznesin.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Basha pyeti se lufta duhet të luftohet nga të gjitha frontet.

Basha: Kjo që mund t’i ndodhë ekonomisë është dëmi më i madh për brezin e sotëm dhe për fëmijët. Vdes ekonomia, kthehet në kolaps total. E kthejmë në 20-30 vite mbrapa.

Shuhen motorët e ekonomisë nëse ne lejojmë që të mbyllet 60% e biznesit të vogël. Është shtylla kurrizore e ekonimisë shqiptare. Meqë kemi përdorur terminologjinë luftë, lufta luftohet në çdo front që hapet. Të dy frontet duhen luftuar në të njëjtën kohë.

Nga njëra bëjmë shfaqje propagandistike dhe nxjerrim ushtrinë në rrugë. Do vrasë koronavirusin ushtria? Pse i nxjerr me mitralozë në rrugë? Kë do të vrasin? Ky është keqpërdorim. Ushtarët mund të japin ndihmë të jashtëzakonshme për të shpërndarë ndihmat. Pse me mitralozë mund t’i vrasësh njerëzit?!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re