Ish kreu i KQZ, Kristaq Kume nëpërmjet një lidhje “skype” për studion e Fax News, ka folur mbi problematikat që u hasën në Shkodër gjatë ditës së sotme ku u mbajtën zgjedhjet për kreun e bashkisë. Si shkak i motit të keq disa prej komisionerëve nuk u paraqitën në qendrat e votimit dhe një numër qytetarësh mbetën pa votuar konkretisht në 3 qendra votimi.

Kume tha se Kodi Zgjedhor kishte parashikuar një zgjidhje të caktuar për këtë rast. Ish kreu i KQZ u shpreh se nëse pas publikimit të rezultatin e zgjedhjeve në Shkodër, kandidati fitues nuk arrin të marrë më shumë se 100 apo 1300 vota, atëherë do të kishte një përsëritje të tyre për zgjedhjen e kreut të bashkisë.

Kume: Sa kohë këto zgjedhje të pjesshme nuk u realizuan sipas afateve të Kodit Zgjedhor, pra në një mot të qëndrueshëm kjo situatë pritej ashtu siç ndodhi në rastin e Shkodrës.

Në këtë rast Kodi Zgjedhor e ka parshikuar se çfarë bëhet dhe si duhet të veprohet. Duke theksuar faktin se mos-realizimi i procesit zgjedhor në një qendër votimi, arrin të ndikojë në ndarjen e mandateve, zgjedhjet duhet të përsëriten. Nëse numri i zgjedhësve në këto qendra votimi është më i madh sesa numri i votave që kandidati i parë ka më shumë sesa i dyti, zgjedhjet duhet të përsëriten.

Nëse mes të parit dhe të dytit, nuk do ketë një diferencë më shumë se 1200 apo 1300 votash, në bashkinë e Shkodrës duhet të bëhen sërish zgjedhje të tjera për kreun e bashkisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re