Kryetari i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ka mbetur jashtë Kryesisë së re të Partisë Socialiste.

Ai ka reaguar me anë të një shënimi në “Facebook”, ku thotë se nuk bëri asnjë përpjekje për të lobuar, pasi nuk kishte dijeni se do të ishte kandidat dhe se një gjë të tillë e mori vesh vetëm kur kryeministri Edi Rama lexoi emrin e tij.

Postimi:

Nje Faleminderim dhe sqarim! Faleminderit 166 anetareve te Asamblese Socialiste qe votuan per mua per anetar kryesie, megjithese nuk kam bere asnje perpjekje per te lobuar per vota!

Mirenjohje Kryeministrit per nxjerrjen e emrit tim, megjithese une nuk dija asgje se do isha kandidat!

NE FUND NUK KALOVA NUMRIN E DUHUR PER TE QENE NE KRYESI!

Te qenit  anetar kryesie nuk ka qene asnjehere ambicje per mua dhe as se kam menduar. Detyra qe kam eshte paresore dhe tejkalon cdo ambicje tjeter.

Angazhimi im eshte i fokusuar ne kryerjen me korrektese e perkushtim te detyres se Kryetarit te Bashkise Lezhe, dhenien e sherbimit te qytetareve me standarte te larta, dhe ndryshim i realitetit te zymte te asaj zone turistike qe duhet cuar para me cdo çmim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re