Skip to content

Nuk u zgjodh dot deputet, Ervin Bushati emërohet drejtor i Postës Shqiptare

Ervin Bushati, ish-deputeti i Partisë Socialiste, është emëruar në krye të Postës Shqiptare.

Ai zëvendëson në këtë post Laert Duraj, i cili la postën për t’u bërë deputet.

Bushati ishte në listën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, por nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit.

Ndërkohë, Bushati ka qenë edhe kryetar i Partisë Socialiste në Tiranë.