Skip to content

“Nuk vë PD para vetes time?!”, Berisha zbulon bisedën me Bashën: Më tregove që Yuri Kim të ka thënë se do kishte pasoja për fëmijët e mi

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Sali Berisha: Pengu kryetari përdor gënjeshtrën dhe ndërron teza duke kaluar nga një gënjështër në tjetrën. Unë I paskam thënë se unë nuk pyes për PD kur vjen puna për veten. Fakti që unë sot jamë pranë jush dëshmon se unë vë para cdo gjëje idealet tuaja. Cila është e vërteta? Ju tregoj unë! Dy muaj më parë vjen dhe më thotë se i ka thënë ambasadorja se nëse Berisha nuk largohet nga parlamenti do ketë pasoja mbi fëmijët e tij.

Unë i them si më tej: Lul, kjo beteja ime është betejë për dinjitet dhe unë dinjitetin tim nuk e jap për asgjë në botë. Nuk ka forcë që më merr dinjitetin. Fëmijët e mi janë 100% dakord në betejën time për dinjitetin. Partia ime nëse pranon gënjeshtrën për të vërtetë nuk meriton të quhet parti historike. Po e vërtetë është më tha. Kjo pra është biseda.

Ju e dini fjalën e mocme, më mirë qiri i fikur sesa qiri i fëlliqur. Këtë fjalë ja kam thënë. Gjatë këtyre kohëve u jep telalëve të tij mashtrime nga më të ndryshmet.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë