Kandidati për deputet në listën e Partisë Demokratike në Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas fotomontazhit të bërë sot nga kryeministri Edi Rama teksa po prezantonte kandidatët e PS.
Gjekmarkaj tha në OPEN se Rama nuk ka pse të vendosë një burrë e një grua aty, sepse “askush nuk votohet për seksin dhe bukurinë, por për integritetin dhe shkollimin“.
Gjekmarkaj e akuzoi kryeministrin për bullizëm, ndërsa tha se Rama frikësohet prej tij sepse ai ka integritetin dhe shkollimin që kryeministri nuk i ka.
