Afati kohor për Punimet e Ujesjellesit për furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë në Gjirokaster ka qenë data 17 gusht, por punimet s’kanë përfunduar brenda afatit kohor duke sjellë vështirësi.

Përshkak këtyre vonesave, Bashkia i ka vendosur gjobë firmës zbatuese ne vlerën e 500 mijë lekë. Këtë e pohon drejtori i Ujësjellësit, Gentian Llogo.

“Kjo është faza e dyte e punimeve. Po vijojnë punimet dhe nuk janë ndërprerë. Afati kohor përfundimin e punimeve ka qenë 17 gushti. Punimet janë shtyre për muajin shkurt 2022. Bashkia i ka vendosur gjobë firmës zbatuese për mospërmbushje të afatit kohor. Banorët kanë thënë se e kanë të vështire në dimër të kalojnë në këtë aks, sidomos në mot të keq. Duhet thënë që viti që po lëmë pas ka pasur bum turistësh të huaj dhe vendas, të cilët e kanë gjetur Gjirokastrën në gjendjen jo mqë të mirë përshkak të punimeve të Ujësjellit në 2 vitet e fundit. Në pjesën më të madhe ku po kryhen punimet mungojnë dhe tabelat sqaruese. Këtu ku jemi ne ka vetëm një tabelë që thotë kujdes punime në rrugë dhe nuk thotë ndalohet qarkullimi i mjeteve”, raportoi gazetarja e Fax News nga Gjirokastra.

Banoret nga ana tjeter kerkojne shpejtimin e punimeve pasi tashme qe ka nisur sezoni i dimrit e kane teper te veshtire te kalojne ne rrugen e prishur.

Flasin banorët

-Banori 1: Ishalla rregullohet. Po pak vështirë është se ka baltë dhe rere por do rregullohet. Nuk e di për pjesën e datës së përfundimit. Patjetër që duhet të shpejtohen punimet.

-Banori 2: Vështirtë është të kalojmë por nëse bëhet për të mirën e përgjithsme të bëhet.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re