Në orën 13:30 të gjatë ditës së sotme, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dha një deklaratë për mediat ku vijoi të përsëriste se firmat nuk ishin dorëzuar dhe bëri thirrje që ish kryeministri Berisha të mos tallej me demokratët.

Ndërsa pak caste më parë, ka ardhur edhe reagimi nga deputeti democrat, Edi Paloka i cili bëri thirrje që Bardhi të mos fshihej pas pikave dhe presjeve e të mos gjente mundësi për shmangur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Ai tha se kriza nuk zgjidhej në këtë mënyrë duke u fokusuar në procedura të pakuptimta duke bërë që të mos ketë asnjë zgjidhje për përcarjen në PD.

Deputeti demokrat Edi Paloka i Përgjigjet sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhit

Nuk zgjidhet kriza qe po kalojme as duke perseritur pa fund sllogane pa vlere e as duke rrotulluar para e mbrapa statutin per tu fshehur. Po nuk pame realitetin ne sy , po nuk i dhame zgjidhje problemeve tona, por vazhdojme te fshihemi pas pikave e presjeve te statutit apo procedurave te sajuara, kjo do te thote te tallesh me vullnetin, shpresen dhe dinjitetin e demokrateve. Antaret e PD nuk kane hallin se kush do te mbaje zyrat apo karriget ne seline e partise nderkohe qe ata enden rrugeve nen goditjet e nje qeverie e kryeministri monster! Demokratet presin qe drejtuesit e tyre ti udheheqin drejt rikthimit te PD ne pushtet pasi te kemi rrezuar kete regjim antishqiptar e kjo nuk behet duke u fshehur.
Vota eshte ne themel te demokracise! Vota tregon dhe kush eshte shumice apo pakice e pakices . Vota eshte dhe zgjidhja per situaten e krizes qe po kalojme. Gjithshka tjeter, “po” eshte tallje me demokratet !

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re