Numri i vizitave në banesë për koronavirusin është rritur ditët e fundit. Kështu deklaroi Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një konferencë me gazetarët. Brataj shpjegoi se numri i thirrjeve tek numri i urgjencës, 127, mbetet i njëjtë, krahasuar me një javë më parë.

 

 “Vazhdon numri i thirrjeve të jetë stacionare, nuk kemi rritje, numri i vizitave mbetet i lartë  463 thirrje për 24 orë në banesë dhe 46% e tyre përfundojnë në spital.”

 

Bratja shtoi se janë marrë të gjitha masat për krijimin e kapaciteteve spitalore dhe nënvizoi se situata është nën kontroll.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re