Vijon procesi i numërimit të votave preferenciale për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Elbasanit.

Janë numëruar aktualisht 318 kuti nga 508 në total. Ky qark pa fitues mazhorancën socialiste me 10 deputetë, ndaj 4 të demokratëve.

5 prej deputetëve të PS futen në parlament nga ky qark prej listës së hapur. Më e votuara deri më tani është Sara Mila me 10,732 vota, teksa pas saj vjen Saimir Hasalla me 6189 vota.

Ndërkohë 4 demokratët në parlament nga ky qark janë prej listës së mbyllur, teksa i pesti i listës së mbyllur Aurel Bylykbashi mbetet jashtë. Më i votuari i PD-së nga lista e hapur është Qani Xhafa me 3821 vota.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko