Skip to content

Numërimi në Tepelenë, diferencë e thellë mes kandidatëve në 4 kutitë e para

Janë numëruar 4 kutitë e para në Tepelenë, ndërsa rezultati paraprak ekspozon një diferencë të thellë mes kandidatëve.

Gazetarja e News24, Brikena Metaj raporton se kutia e parë e hapur ka qenë ajo e Nivicës. 111 vota janë në favor të kandidatit socialist, Gramoz Sako, ndërsa Gabriel Guma i mbështetur nga opozita, ka marrë vetëm 6 vota. Më pas jnë hapur kutia e Progonatit dhe Senicës. Edhe tek këto kuti, kryeson socialisti Sako me epërsi të ndjeshme.

Në Bashkinë e Tepelenës ka 21 Qendra Votimi.

Numërimi

Nivicë – Sako 199 Guma 6
Sinanaj- Sako 111 Guma 26
Progonat – Sako 188 Guma 30

Nga numërimi i 4 kutive:

642 vota – Gramoz Sako
96 vota – Gabriel Guma